Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në qytetin e Elbasanit, ku një fëmijë 6-vjeçar është gjetur i pajetë në lumin Shkumbin.

– Advertisement –

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Elbasanit, rreth orës 19:50, shtetasja D. A. ka raportuar humbjen e nipit të saj, i cili kishte humbur kontaktet për rreth tre orë. Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë kanë nisur kërkimet intensive në zonë.lg.php?bannerid=77&campaignid=9&zoneid=16&loc=https%3A%2F%2Feuronews.al%2Ftragjedi ne elbasan gjendet i mbytur ne lumin shkumbin nje femije 6 vjecar%2F&referer=https%3A%2F%2Feuronews

Rreth orës 21:30, trupit i pajetë i të miturit është gjetur buzë lumit Shkumbin, në lagjen “Çezme”. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa hetimet paraprake tregojnë se fëmija dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht në lumë.

Policia bën të ditur se materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për vlerësim të mëtejshëm ligjor.