Në të gjitha rrugët e kryeqytetit është rikthyer normaliteti, pas reshjeve të rrëmbyeshme që ranë me sasi të mëdha brenda një kohe të shkurtër.
Sikurse mund ta shihni dhe nga fotot, pranë çdo kryqëzimi në kryeqytet kanë qenë edhe punonjësit e Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë punuar për normalizimin e situatës.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë ekipet e emergjencës të cilët punuan për rikthimin në normalitet të rrugëve në kryeqytet.