Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Kontratat e Partneritetit Publik Privat në Shëndetësi, Plarent Ndreca replikoi me kryetaren Albana Vokshi dhe i kërkoi të hidhet në votim rendi i ditës. Ndreca ripërsëriti qëndrimin e PS për të vijuar sa më parë me hetimin.

“Një inxhiniere tekstike nuk ma tregon dot mua ligjin. Kam shumë respektin për profesionin tuaj, por një juristi nuk ia tregoni dot ju ligjin. Ti je kallëzuese penele, je njeriu më i papërshtatshëm për të drejtuar këtë komision.

T’i harroni tentativat tuaja t’i imponoheni shumicës. Prokurori alla-Enver këtu nuk ka. Propozimi im për të vijuar punën; PS kërkon fillimin e hetimeve. Ju po i bllokoni kërkesat. Por është në respekt të procedurës pasi të miratohet Plani i Hetimit të vijohet me kërkesat për marrje provash.

Keni 3 javë rresht që keni akuzuar me patëdrejtë sikur ne kemi penguar punën”, deklaroi Ndreca.