Aktivistja suedeze Greta Thunberg u kritikua ashpër të martën, më 7 tetor, pasi ndau në rrjetet sociale një foto të një pengu izraelit, ndërsa fliste për keqtrajtimin e palestinezëve në burgjet dhe qendrat e paraburgimit izraelite.

Postimi, i cili u bë në bashkëpunim me disa aktivistë të tjerë pro-palestinezë, përfshinte grafikë me statistika dhe foto të palestinezëve në paraburgim izraelit dhe synonte të tërhiqte vëmendjen ndaj ” torturës ” së të burgosurve.

” Vuajtjet e të burgosurve palestinezë nuk janë çështje opinioni – është një fakt mizorie dhe trajtimi çnjerëzor. Njerëzimi nuk mund të jetë selektiv. Drejtësia nuk mund të ketë kufij “, thuhej në postim.

Megjithatë, një nga grafikët përmbante një foto të vogël të Evyatar David, një peng izraelit i mbajtur nga Hamasi në Gaza, i cili duket i rraskapitur, brenda një tuneli të gërmuar nga organizata. Fotografia është një pamje nga një video propagande e Hamasit e publikuar disa muaj më parë, në të cilën Davidi i skeletuar përshkruan kushtet e mjerueshme të robërisë së tij.

Shumë veta e tallën Thunberg për gabimin e saj, ndërsa postimi provokoi edhe një reagim nga motra e Davidit, Yeela David, e cila komentoi: ” Duhet të bësh kërkime para se të postosh gjëra që nuk i kupton . Në diapozitivin e gjashtë, përfshive një foto të një pengu izraelit, të cilin Hamasi e la qëllimisht të vdiste nga uria! Ky është Evyatar David .”

” Çdo minutë që nuk e fshin këtë postim, po bëhesh edhe më qesharak ,” shkroi ajo në një koment të dytë. ” Turp .”

Davidi u rrëmbye nga festivali i muzikës Nova në zonën e Re’im gjatë sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor 2023 dhe është mbajtur rob për dy vjet.

Një nga postimet e publikuara kundër Thunberg dhe që mori mijëra “pëlqime”:

 

Burimi: Times of Israel