Një fenomen i rrallë meteorologjik me një re që i ngjante… një cunami, i habiti disa pushues në plazhet në Portugali të dielën (29/6).
Ky është fenomeni meteorologjik i reve rrotulluese, i cili sipas meteorologëve, krijohet kur këto re formohen nga bashkëveprimi i masave ajrore me temperaturat e kundërta dhe flladet e detit dhe ngjajnë… me një cunami.
Këto re janë në formë tubi dhe lëvizin horizontalisht, duke i ngjarë një vale gjigante, e cila, megjithatë, nuk ka të bëjë fare me tsunami.
Një re rrotulluese është një re e rrallë, tubulare që shfaqet kur masat e ajrit të ftohta dhe të ngrohta takohen pranë detit. Rezultati është një re që duket sikur “rrotullohet” horizontalisht, duke ndjekur rrugën e erërave.
Dhe siç shihet nga videot, spektakli është mbresëlënës.