Niveli i ujrave në Kaskadën e Drinit vijon të shënojë shifra kritike, që janë një paralajmërim serioz për një pragkrize, dhe nëse s’do ketë reshje të shirave situata bëhet edhe më kritike.

IMG 20250902 WA0005

Burimë nga Salla e Komandës në Fierzë, pohojnë se sot prurjet nga të gjithë lumenjtë dhe përrejtë që derdhen në këtë liqen janë 60 m/kub ujë/sek. Kjo shifër konsiderohet kritike nga mungesa e reshjeve dhe niveli aktualisht është  271 m. mbi nivelin e detit, 25 metra poshtë nivelit  maksimal 296 metra.

Për të ruajtur parametrat hidrikë dhe për të mos shkuar drejt një situate edhe më të rëndë, Fierza, pordhuesi kryesor i energjisë elektrike në vend punon me  2 turbina, ndërkohë që pjesa tjetër e energjisë elektrike që nevojitet për konsum, sigurohet nga blerjet në Tregun Ndërkombëtar të Energjisë.

Jo më të mirë janë treguesit dhe në dy HC–et  e tjera, në Koman dhe Vau e Dejës, kur dihet se Fierza është rregullator dhe për nivelin e ujrave në këtë dy hidrocenstrale.

IMG 20250902 WA0008 1

Vendi ynë siguron gjithë nevojat për konsum të energjisë elektike nga burime hidrike dhe mungojnë burimet aletrantive dhe termike, dhe vazhdimisht është në fatin e reshjeve dhe “me sytë nga qielli”./kohajuaj