“Më kanë ngritur kurth gruaja dhe vajza”, kështu ka deklaruar në polici 44-vjeçari që u arrestua këtë të hënë, pasi dhunoi bashkëshorten dhe tentoi të abuzonte seksualisht me vajzën e mitur.
Nën efektin e alkoolit, G.C., banues në lagjen nr.15 të Durrësit, ka dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht bashkëshorten e tij dhe më pas e ka nxjerrë nga banesa.
I mbetur vetëm me të bijën 14-vjeçare ai ka kryer veprime të turpshme kundrejt saj, derisa ajo ka mundur të kontaktojë të afërmit e saj, kushërinjtë, të cilët kanë parandaluar abuzimin brenda familjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. C., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 15, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 14 vjeçe”, njoftoi më herët policia.