Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi dhe prefekti Vangjel Tavo janë larguar nga salla ku po zhvillohej mbledhja për zgjedhjen e kryetarit të përkohshëm të Bashkisë Himarë.

Klosi dhe Tavo dolën jashtë sallës pas tensioneve të krijuara në ambientet e Këshillit Bashkiak të Himarës ku u futën edhe qytetarët, që kërkuan largimin e tyre nga mbledhja.

Brenda sallës ndodhen edhe efektivë policie për të shtensionuar situatën.Këshilli Bashkiak i Himarës do të vendosë me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Pervin Gjikuria apo Blerina Bala do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja, pas dorëheqjes së Jorgo Goros.