Trazira në Athinë. Një video po bën xhiron e internetit ku shihet momenti kur personat me kapuç sulmojnë një makinë policie.

Më tej, shohim momentin kur personat me kapuç sulmojnë me gurë një patrullë të EL.AS, por edhe mometin kur polici qëllon me armë zjarri në ajër për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Mediat greke raportojnë se kur shpërthyen incidentet, një makinë patrulle që ndodhej në Patision është bllokuar nga anarkistët të cilët e kanë sulmuar me gurë.

Në atë moment, dy nga tre oficerët e policisë në bord arritën të arratiseshin përpara se të sulmoheshin nga anarkistët, ndërsa i treti përdori armën e shërbimit dhe qëlloi në ajër për ti frikësuar që të arratisej, gjë që bëri.

Siç njoftoi Policia, në Drejtorinë e Sigurimit të Atikës është duke u ngritur një dosje penale përkatëse ndaj policit që qëlloi në ajër me armën e shërbimit.