Mediat amerikane kanë zbuluar detaje të reja në lidhje metë shtënat me armë pranë rezidencës së Donald Trump.

Kandidati republikan për president, Trump është i sigurt pas një incidenti të dielën, në të cilin dy persona shkëmbyen të shtëna jashtë klubit të tij të golfit në Florida, tha New York Post, duke cituar burime të institucioneve ligj-zbatuese.

Zyrtarë nga fushata e Trump kishte thënë më herët se ai ishte i sigurt pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të tij, por nuk dha detaje.

Djali i Trump, Donald Trump Jr., citoi institucionet e zbatimit të ligjit vendas të thoshin se një armë automatike AK-47 ishte zbuluar në shkurre dhe një i dyshuar është kapur, sipas një postimi në X.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Presidenti amerikan Joe Biden dhe Zëvendëspresidentja Kamala Harris – kandidatja demokrate – ishin informuar për incidentin dhe kanë thënë se janë të lehtësuar që Trump është në gjendje të mirë.