Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Fushë Krujës.

Paraprakisht dyshohet për një person të plagosur.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “Zimzenel” të qytetit, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Artan Goga, tregtar makinash. Ndaj tij është qëlluar me një armë zjarri pistoletë në pjesën e kokës.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit pasi autori dhe i plagosur janë fqinj midis tyre si dhe shokë. Ai është dërguar në spitalin e qytetit dhe me plagë jo serioze për jetën.

 

 

“Më datë 28.02.2024, në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaroi policia.