Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në afërsi të mbikalimit te Rinasit, pas një sherri.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi në parkingun e Megatek. Burimet bëjnë me dije se sherri ka nisur mes disa personave për motive banale, ndërsa njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me armë në këmbë tjetrin.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.