Të shtëna me arme u degjuan jashtë ndërtesës së parlamentit serb në Beograd dhe një zjarr shpërtheu pak para mesditës, por nuk pati viktima, raportuan mediat lokale.

Autoritetet arrestuan një person në vendngjarje, sipas një raporti nga kanali televiziv serb NOVA .

 

Të shtënat u dëgjuan nga një tendë në kampin e mbështetësve të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, e cila ndodhet në rrugën përpara parlamentit për tetë muaj.

Sipas raporteve fillestare, nuk ka pasur të lënduar dhe është bërë një arrestim. Një zjarr shpërtheu gjatë të shtënave./kohajuaj