Kryeministri Edi Rama ka shprehur sot mirënjohje dhe respekt për të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, zjarrfikësit, si dhe ekipet e Urgjencës Kombëtare dhe Emergjencave Civile, të cilët janë në gatishmëri të plotë për përballimin e situatave të rënda nga zjarret që kanë përfshirë vendin.
Rama ka falenderuar dhe shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën.
“MIRËMËNGJES dhe me falënderimin me respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit po ashtu, me një veçim plot admirim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën, si edhe zjarrfikës, forca të Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile, të cilën janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare, ju uroj të diel të mbarë”, shkruan Rama.
