Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona pasi në veri të Mitrovicës këta shtetas dhunuan brutalisht tre efektivët e Policisë.

Përmes një njoftimi zyrtar mësohet se këta persona më datën 25 shkurt në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicën e Veriut, kanë dhunuar tre efektivët e policisë të cilët kanë mbetur të plagosur dhe aktualisht po marrin ndihmë mjekësore.

Ashtu si dhe autoritetet vendase kanë njoftuar thuhet se tre efektivët kanë ndërhyrë për të parandaluar një ngjarje që ishte duke ndodhur, ku shtetasit e lartpërmendur po dhunonin një tjetër person.

Mirëpo, 6 të rinjtë serbë përkatësisht të moshave nga 24 deri në 30 vjeç nuk kanë ditur të ndalen duke dhunuar kështu edhe efektivët e Policisë.

Nga hetimet të rinjtë serbë rezultuan të ishin nën efektin e alkoolit, teksa Prokuroria ka vendosur ndaj tyre masën e ndalimit për 48 orë.

Të arrestuarit:

N.N. – 24 vjeçar 1.59 ‰

N.N. – 26 vjeçar 1.62 ‰

A.B. – 28 vjeçar 1.50 ‰

A.B. – 30 vjeçar 1.57 ‰

I.R. – 24 vjeçar 1.21 ‰

B.D. – 19 vjeçar 1.84 ‰

“Pas ndërhyrjes se njësisë patrulluese për ta ndaluar rrahjen e të dyshuarit fillimisht i kanë ofenduar e më pas edhe i kanë sulmuar zyrtarët policorë, ku tre (3) zyrtarë policorë kanë pësuar, lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.