5 vite më parë Tomas nga Polonia vendosi të blinte një apartament në Sarandë.
Çmimet e arsyeshme, deti dhe vera e gjate ishin arsyet kryesore që ai dhe familja e tij u vendosen në Sarandë ku mendon të kaloj pjesën tjetër të jetës.
“Vendosëm të blinim një apartament 5 vite më parë dhe një nga arsyet ishin çmimet e favorshme për ne në atë periudhë, sepse tani në të gjithë Europën janë në rritje. Çmimet këtu janë nmë të ulëta se në Poloni,” tha ai.
Pasi kanë studiuar qytetin dhe tregun imobiliar Tomas thotë se ai dhe familja e tij po mendojn të investojn në blerje apartamentesh të tjera, duke qën se çmimet në vendet e tjera te Europë janë shumë më të larta.
“Jam duke menduar të investoj në prona ose të blej një shtëpi më të madhe për të jetuar, sepse unë dhe bashkëshortja ime mendoj të jetojmë këtu. Jemi në atë moshë që duam të jetojmë diku dhe jo të punojmë,” tha ai.
Sipas Bledi Mullait, agjent imobiliar në qytetin bregdetar, polakët janë kthyer në blerësin numër 1 të apartamenteve dhe bizneseve.
“Ka pasur një rritje të klientëve polakë që kanë krijuar dhe komunitetin e tyre këtu,” tha ai.
Rritja me 30-40% e çmimit të pronave në Sarandë është parë e përballueshme nga polakët të cilët, në masë po blejm prona me qëllime biznesi.
Me blerjet e pronave polakët janë kthyer në një komunitet të vërtët në jug, ndërsa numri i këtyre shtetasve që vizitojnë bregdetin jonian pritet të rritet gjithnjë e më shumë.