Ambasada amerikane ka festuar disa ditë para kohe 4 korrikun, meqë ambasadorja Yuri Kim do të largohet pas përfundimit të mandatit.

Dhe në përcjelljen e saj, kanë qenë të gjithë, madje edhe “Foltorja”, me Oerd Bylykbashin, Belind Këlliçin, Tomor Alizotin, deri tek Ilir Meta.

I vetmi që mungonte, natyrisht ishte ai, Sali Berisha.

Edhe kryeministri Edi Rama ka munguar, për shkak të vizitës së tij në Izrael.