Euroderbi i Milanos, i luajtur mbrëmë në “San Siro” dhe që përfundoi me fitoren 2-0 të Interit ndaj Milanit, siguroi të ardhura rekord nga shitja e biletave.
Më shumë se 75 000 spektatorë ishin të pranishëm në këtë impiant për të ndjekur këtë sfidë , çka lejoi që përfitimet të kalonin shumën 10,4 milionë eur
Një rekord i ri ky në futbollin italian në ndeshjet e Champions-it, duke tejkaluar 9,1 milionë të fituara nga Milani në përballjen ndaj Tottenhamit në Champions, në edicionin aktual.