Kthimi i Lionel Messit te Barcelona nuk është thjesht një fantazi e merkatos.
Kushtet janë në favor të kësaj lëvizjeje bujshme të argjentinasit, duke pasur parasysh mosmarrëveshjet te Paris Saint-Germain.
Gazeta spanjolle përmend edhe disa faktorë të tjerë vendimtarë që e shtyjnë “Pleshtin” të kthehet në “familjen” e tij të mëparshme.
Ish-mesfushori thuhet se flet çdo ditë me Messin për të ardhmen e tij. Për më tepër, ditët e fundit raportohet se është zhvilluar një takim i parë mes presidentit Joan Laporta dhe Jorge Messi (babai dhe menaxheri i Leos).
Një takim gjysmë ore, ku nuk është folur konkretisht për kthimin e Barçës në “Camp Nou” dhe nuk është formuluar një marrëveshje konkrete për këtë qëllim.
Gjithsesi, ky takim ka shërbyer për të hedhur themelet e këtij debati për të ardhmen.