Një tramvaj doli nga shinat dhe u përplas me një piceri herët të premten në mëngjes, më 20 qershor, në Göteborg, në Suedinë jugperëndimore , duke plagosur shtatë persona, përfshirë shoferin e tramvajit, tha policia.
“Shpejtësia ishte e lartë dhe ai nuk mundi të kthehej majtas, kështu që vazhdoi drejt dhe u përplas me… një piceri”, tha një zëdhënës i policisë.