Një kërkim i fundit nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT) paralajmëron se përdorimi i tepruar i chatbot-ëve si ChatGPT mund të ndikojë negativisht në inteligjencën njerëzore.

Sipas studimit, personat që përdorën inteligjencën artificiale për të shkruar ese kishin aktivitet shumë më të ulët të trurit, krahasuar me ata që mbështeteshin vetëm në aftësitë e tyre mendore. Më shqetësuese është se këta individë performuan më dobët edhe në detyra të thjeshta, kur iu kërkua t’i kryenin pa ndihmën e AI.

“Mbështetja te sistemet e inteligjencës artificiale çon në një aktivizim më të ulët të mendimit kritik dhe krijon varësi të rrezikshme,” thuhet në raport. Sipas autorëve, kjo mund të ketë pasoja serioze afatgjata, veçanërisht në sistemin arsimor dhe vendet e punës.

Studimi i MIT vjen në një kohë kur AI po bëhet gjithnjë e më e pranishme në jetën e përditshme.