Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot deklaroi se derisa presidenti rus, Vladimir Putin nuk tregon asnjë tregues se dëshiron paqe dhe se ai “duhet të kuptojë” se nuk mund ta fitojë luftën në Ukrainë.
Ai tha se duhet të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës armët që i nevojiten për për të rimarrë territorin.
“Pothuajse një vit që nga pushtimi i tij brutal, presidenti Putin nuk tregon asnjë shenjë se po përgatitet për paqe. Përkundrazi, ai po fillon ofensiva të reja dhe po synon civilët, qytetet dhe infrastrukturën kritike. Putini duhet të kuptojë se ai nuk mund të fitojë, dhe për këtë, ne duhet të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës shpejt armët dhe municionet që i nevojiten për të rimarrë territorin dhe për të mbizotëruar si një komb sovran në Evropë.”, tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin polak, Andrzej Duda, në Bruksel
Stoltenberg tha se NATO po ndërmerr hapa të mëtejshëm për të forcuar mbrojtjen e aleancës.
“Ne jemi duke përforcuar praninë dhe gatishmërinë tonë nga Deti i Zi në Detin Baltik, duke përfshirë Poloninë.”, nënvizoi ai.
Stoltenberg u shpreh se NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të Polonisë dhe të gjithë territorin aleat.
Stoltenberg tha se gjatë takimit të tij me presidentin polak diskutuan gjithashtu rolin e Bjellorusisë në luftën e Putinit në Ukrainë.
Ai tha se Bjellorusia po thellon integrimin e saj politik dhe ushtarak me Rusinë. “Ne i bëjmë thirrje Bjellorusisë që t’i japë fund bashkëpunimit të saj në luftë.”, tha Stoltenberg, shkruan CNN, përcjell KosovaPress
Ndërsa, presidenti polak, Andrzej Duda tha se Polonia do të vazhdojë të zgjerojë aftësitë e saj ushtarake dhe buxheti i mbrojtjes i vendit për vitin 2023 do të rritet në më shumë se 4% të PBB-së.
“Ne do të donim të kishim sa më shumë stoqe të pajisjeve të NATO-s në rast të një sulmi të mundshëm.”, shtoi ai.