Të mërkurën po zhvillohet në Shkup, konferencën e përbashkët e shefin të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe liderët e rajonit.
Gjatë fjalës së tij, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg kërkoi nga Maqedonia e Veriut avancimin e procesit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Kreu i NATO-s theksoi se ka koha të zgjidhen përfundimisht konfliktet në Ballkan, të cilat kanë zgjatur së tepërmi. Stoltenberg e vuri theksin te zgjidhja përmes dialogut dhe shtoi se themelimi i Asocacinit do të jetë një hap i rëndësishëm përpara.
“Vërejmë se ka rreziqe nga situata në Kosovë dhe negociatat e ngecura mes Prishtinës dhe Beogradit.
Unë ju drejtohem të gjithëve në rajon, në çdo takim kam theksuar që është me rëndësi të fokusohemi në dialog për dallim nga konflikti dhe lufta.
Dialogu është thelbësor për Kosovën dhe Serbinë drejt prospertitetit dhe paqes. Themelimi i Asocacionit mund të jetë një hap i rëndësishëm përpara.
Është koha që të tejkalohen konfliktet në rajon të cilat po zgjasin tepër shumë”, tha Stoltenberg.