Avokati Spartak Ngjela foli sot në ‘Frontline Interview’ lidhur me dosjen ‘Partizani’ ku zbulohet korrupsioni shtetëror i familjes Berisha në privatizimin e ish-klubit Partizani, e cila ishte një tokë shtetërore.

Avokati theksoi që në fillim se kemi të bëjmë me një ish-kryeministër që është shpallur non grata nga SHBA për korrupsion.

“Duhet të jemi të qartë për një gjë. Berisha është non grata në Amerikë për korrupsioni. Pse ta zgjasim? Si mund të nxjerri Uashingtoni non grata për korrupsion pa prova. Kështu do kalojë kjo. Do shikojmë procesin gjyqësor.anrisha

Do na japi të qartë të gjithë tablon e akuzës. E njohim mirë problemin e Partizanit. Ka qenë pronë shtetërore. Ka qenë aeroporti i parë i Shqipërisë. I dyti është bërë ushtarak. Në Kuçovë shumë vjet më vonë”, tha ai.