Avokati Spartak Ngjela nuk sheh asnjë rival kundrejt Erion Veliajt për zgjedhjet e 14 majit.

Në një intervistë për Report Tv, Ngjela tha se është përballesh me kryebashkiakun aktual të Tiranës duhet se paku të kesh bërë minimumi dy beteja elektorale. Sipas Ngjelës në Tiranë nuk votojnë për Sali Berishën.

“S’ka garë në Tiranë! Që të fitosh Tiranën me kryetarin aktual duhet të kesh bërë minimumi dy beteja elektorale. S’ka vota në Tiranë PD-ja.

A e keni parë që Sali Berisha s’del për fushatë në Tiranë. Saliu nuk doli dot deputet këtu! Të gjitha këto duhet të konvertohen në një pikë.

Ato janë në krizë të madhe dhe krizën e ka shkaktuar Saliu. Janë në një rrugë pa krye. Lodhen kot! Ata acarojnë situatën e tyre në politikë ndërkombëtare”,- tha Ngjela.

Ngjela sulmoi po ashtu edhe Berishën, ku tha se ai është me çrregullime mendore! Ndërsa për Metën tha se e di gjithë Shqipëria se është i korruptuar.

“Është në një hall të madh mendor! Ka çrregullime mendore. Flet sikur është perandor botërore. Delirant, ka çrregullime mendore. PS i fiton zgjedhjet. Ku i ka fituar ky (Berisha)!?

Gjithë Shqipëria e di që Meta është e korruptuar, ata janë në hall! Ç’punë kanë shqiptarët që të merren me to. Mediat shqiptarë s’duhet të mbështesin një të korruptuar.’