Avokat i njohur, Spartak Ngjela i kërkon Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të nisë procesin penal për shkatërrimin e 500 fabrikave dhe uzinave në Shqipëri gjatë periudhës kohore nga ’94-ra deri në ’96-ën. I ftuar në televizionin “Dritare TV”, Ngjela theksoi se nuk është qeveria ajo që vlerëson sa vlenin ato uzina, ndaj pas rrëzimit të diktaturës me ardhjen e demokracisë, qeveria duhet t’i privatizonte dhe jo t’i prishte këto uzina. Madje Ngjela flet me emra kur thotë se presidenti i asaj kohe Sali Berisha dhe kryeministri Aleksandër Meksi, janë përgjegjës. Ndërkohë, avokat Ngjela tregon se si serbët u infiltruan në Shqipëri vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, teksa zbardh edhe dosjen e “nxehtë” që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ish-kryeministria nëse e heton këtë megaaferë.

-Avokat Ngjela, më ka bërë përshtypje një shkrimi juaj që prekte një plagë 30 vjeçare që e kanë prekur të gjithë, por ju e trajtonit në mënyrë të plotë, ju thoni se në Shqipëri janë shkatërruar 500 fabrika dhe uzina dhe i kërkoni SPAK që të nis proces penal?

Ajo ka qenë shkatërrimi më i madh që bëri Beogradi përmes veglave të PD, nga 1992 deri në 1996 ose deri 1997. Njëri nga deputetët kryesor të Serbisë tha se ne me 40 milion dollar kemi shkatërruar 50 fabrika dhe uzina. Kombinati i Beratit ishte i ri dhe nuk ishte vënë në punë, me industri gjermane, ku janë? Beogradi kërkonte shkatërrimin dhe ata shitën ato për skrap dhe i futën në xhep. Kjo është historia dhe të dy edhe presidenti Sali Berisha dhe kryeministri Aleksandër Meksi duhet të japin një përgjigje sot para shqiptarëve dhe drejtësisë. Pse u prishën 500 uzina dhe fabrika në Shqipëri me disa shkresa injorantësh. Jo vlejnë dhe jo nuk vlejnë. Nuk e di qeveria sa vlejnë fabrikat dhe uzinat. I dinë ekspertët. Fabrikat dhe uzinat duhet të kalonin në proces privatizimi dhe jo të prisheshin. Unë isha në Çeki dhe atje mësova si kishin vepruar ata. Çekia bllokoi të gjithë industrinë shtetërore dhe pastaj e kishin shitur hap pas hapi. Kështu të gjithë industrinë shtetërore e shiti dhe e mori privati, normalisht brenda të gjithë normave ligjore të blerjes së pronës shtetërore. Rruga që kanë përdorur duhet të ishte ndjekur edhe në Shqipëri por këtu e shkatërruan dhe e lanë Shqipërinë pa industri. Kjo që ka ndodhur është e tmerrshme. Përgjegjësia është ose e presidentit, ose e kryeministrit, ose e atyre që kanë deklaruar se këto nuk vlejnë. Por në asnjë rast nuk prishen fabrikat dhe uzinat, ato privatizohen. Ndaj unë mendoj se SPAK duhet të hapë çështjen për prishjen e 500 uzinave dhe fabrikave në Shqipëri, sepse nuk është parashkruar dhe duhen 40 vite që të parashkruhet, por unë e kam bërë denoncimin në mënyrë publike.

Provat patjetër që ekzistojnë. Nuk është fshirë i gjithë korpusi i shkresave administrative të shqip. Ka shkresa administrative që ata i kanë çuar për skrap. Ata nuk i nxorën në shitje por i shitën për skrap. Cila ka qenë arsyeja pse u shitën dhe nuk u privatizuan, për këtë kërkoj një hetim. Banditët që i kanë bërë këtë të keqe të madhe Shqipërisë, janë nëpër këmbë në administratën e lartë shtetërore. Janë bërë milionerë. T’u marrin paratë që të dëmshpërblejnë dëmin e shoqërisë shqiptare, se me këto afera i kanë bërë milionat e tyre dhe me skandale të tjera të pronës shtetërore që ata e bënë si deshën vetë. Nuk kishte të drejtë askush që të prishte pronën  shtetërore.  Nuk ka pasur qeveri më bandite se qeveria Berisha -Meksi. Meksi ishte kukull e drejtonte Saliu si të ishte Enver Hoxha. Njerëzit ikën se nuk kishin se ku të punonin. Ata mbyllën çdo gjë industriale. Ndërsa kryeministri i atëhershëm Meksi është milioner. Tjetri ka marrë prona dhe ka bërë pallate. Shitja e fabrikave dhe uzinave është një krim i parashikuar nga neni 208 i Kodit Penal, i cili flet për dorëzimin e territorit një shteti të huaj me qëllim cenimin e pavarësisë dhe integritetit të Shqipërisë. Prandaj duhet të kuptohemi se prishja e 500 fabrikave dhe uzinave janë territor i gjerë i Shqipërisë, i cili i është dhënë një shteti të huaj për t’i cenuar integritetin kombëtar me anë të një dëmi të madh ekonomik. Dhe ky dëm ekonomik e ka dëmtuar shumë Shqipërinë në funksion të ripërtëritjes së saj kombëtare, e cila nuk është kryer ende sot, edhe pse kanë kaluar 32 vjet. Ata prishën uzinat e fabrikat dhe i çuan për skrap në vend që t’i privatizonin dhe t’i blinte privati. Liderët e PD në Athinë dhe në Beograd shkonin dhe ata dhe kundërshtarët tanë që na kanë pushtuar territoret, Greqia ka Çamërinë. Të shohim se si ecin punët.

-Në fakt në kemi një problem aktual me Greqinë që është Beleri në mes?

Nuk e kanë tek Beleri. Beleri është pretekst i Greqisë, por e gjitha bëhet për fshatrat e Himarës. Sepse gjithë punën e kanë për Himarën, për fshatrat e Himarës, Belerin si kryetar bashkie e nxorën përmes bashkëpunimit me Sali Berishën. Ata e qanë si kryetar bashkie, jo si Beleri, sepse është njeri pavlerë. Nuk është minoritet Labëria, Himara ka qenë ka qenë dhe është kryeqendra e Labërisë. Minoritarët thonë se Greqia nuk e ka mendjen tek Labëria, por tek Himara. Greqia nuk i bën dot asgjë Himarës, ata janë të gjithë labë. Greqia nuk ka fuqi për të sjellë një forcë politike, e ka populli në dorë, është me votim tani. E djathta që mund ta bënte këtë, nuk ka forcë elektorale, është e ndarë, ka vetëm 18%.

-Ky shkrim që bëtë është për të denoncuar një periudhë të paqartë të vendit?

Gjithë vlera është se ai e tha se kemi shkatërruar uzinat dhe është prova që unë të filloj hetimin ndërkombëtarisht dhe nëse ja provojë me një gjykatë ndërkombëtare që e kanë  bërë ata, ju dërgoj faturën dhe është një shifër e madhe. A do ti mbledh qeveria prova, a do të fus një ekspertizë? Këto përbëjnë veprën penale që do hetohet në funksion të fajësisë dhe më pas del edhe dëmi që është bërë.

-Mendoni se ka një ribashkim Rama-Berisha ?

Nuk ka shenja të bashkimit të Rithemelimit me Ramën. Rama-Berisha nuk mund të bashkohen. Berisha qëndron aty ku është me ndihmën underground të Ramës, jo me bashkëpunim. E mban PS-ja Sali Berishën me të gjithë mjetet underground sepse e di që po të jetë ai e ka të sigurt që i fiton zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Prandaj e mbajnë. Jo se e kanë aleat. E kanë një kundërshtar që duan të jetë gogol. Berisha kërkon të shpëtojë familjen nga korrupsionet. Nuk e di sa milionë i kanë vënë në sekuestro edhe në bankat jashtë. Unë kam të dhëna që të gjithë korrupsionet që kanë gjetur jashtë ia kanë vënë ose nën regjistrim ose nën sekuestro. Të shohim si do vazhdojë SPAK-u me luftën antikorrupsion ndërkohë që Berisha është i arrestuar. Luftën antikorrupsion këtu e drejton SPAK-u dhe SPAK-u drejtohet nga Uashingtoni. E tha Blinkeni: SPAK-un e drejtojmë ne. Korrupsioni ka bërë një dëm të madh në Shqipëri.

-Qeveria Rama si e ka gjetur raportin e varfërisë në vend e ka përmirësuar apo përkeqësuar varfërinë në vend ?

Nuk e di. Unë nuk kam gjetur statistika. Nuk më duhen mua përqindjet e komunizmit. Unë dua të di sa është rroga sot. Rama tha që do ti ngremë rrogat deri në 1 milionë, këto 3 ose 4 muajt e parë, por ta shohim. Ka dy burime të ardhurash madje 3 por naftën e kanë shitur sepse ishte edhe nafta, por tani janë dy që janë turizmi dhe bujqësia. Edhe bujqësia ka rritje edhe në rendimet edhe në eksport edhe turizmi dhe këto kanë sjell atë që tha Rama do kemi rritje të pagave. Unë kam një vit që kam kërkuar që rroga në shtet të jetë 1 milionë. Në Poloni ikën shumë njerëz Para disa vitesh kur ishte rroga 300 dollarë në perëndim me punë. Por, qeveria e çoi rrogën 1 mijë dollar u kthyen të gjithë në Poloni. Edhe këta nëse e bëjnë aq do kthehen shqiptarët.

-Ju thoni se nëse nuk do ishin prishur fabrikat dhe uzinat rrogat do ishin 5000 mijë ose 7 mijë euro?

Ju thash rastin e Polonisë, rriti rrogat dhe i riktheu njerëzit në vendin e vet.

-Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se duhen hapur dosjet e spiunëve të shërbimeve sekrete të huaja?

Këto janë çështje të pushtetit gjyqësor nëse ka prova. Provat shkojnë nga hetimi në prokurori dhe nga prokuroria në gjykatë. Basha nuk kupton nga shteti. Ata që erdhën në pushtet fillimisht se njihnin shtetin dhe bënë budallaqe dhe filluan luftë me njëri- tjetrin pa e ditur se përse luftojnë. Ishin injorantë, ca i bënë nga injoranca dhe ca nga deliri. Nuk dinin që të drejtonin një shtet demokratikë.