Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën këtë të martë dhe ka kërkuar dënimin e ish-drejtoreshës së autoritetit rrugor shqiptar, Sonila Qatos me 1 vit burgim dhe dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
SPAK ka kërkuar dënimin edhe për 8 ish-zyrtare te tjerë të ARRSH.
Të cilët po ashtu dyshohen për shkelje të barazisë në tenderë dhe falsifikim dokumentesh.
Sipas prokurorisë, Qato në bashkëpunim me ish vartësit e saj dyshohen se kane abuzuar me tenderin për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë.