Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet pë dosjen e “Toyota Yaris” dhe pritet të dërgojë për gjykim dosjen në Gjykatën e Posaçme.
SPAK mësohet se i ka komunikuar të hënën akuzën ish-kryeprokurorit e Vlorës, Aurel Zarka, i cili është marre zyrtarisht i pandehur.
Pak ditë më parë, SPAK i ka komunikuar akuzat edhe avokatit të Eriona Daupajt, e cila ndodhet në kërkim.
Akuza iu komunikua edhe avokatit Radovan Çela. Tashmë pritet që avokatët të paraqesin pretendimet e tyre, për një afat 10 ditor dhe me pas prokuroria do të vendosë për dërgimin e dosjes në gjyq.
SPAK i akuzon kryesisht për ushtrim ndikimi të paligjshëm për të ndryshuar rrjedhën e hetimeve dhe lehtësuar të akuzuarit e dosjes së parë, të grupit që po kontrabandonte nëpërmjet linjës Angli-Belgjikë-Gjermani-Shqipëri rreth 4 mln euro cash në thasë të fshehura në mjete që importoheshin dhe shiteshin në vendin tonë.
E pandehura Erjona Daupaj akuzohet për ndikim për ushtrim të ndikimit për zbulim sekreti hetimor dhe korrupsion.
Radovan Çela ndikim të paligjshëm dhe korrupsion aktiv. Kurse ish-prokurori i Vlorës Aurel Zarka akuzohet për korrupsion dhe ushtrim për ndikim të paligjshëm.