Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme i dërgoi shkresë Kuvendit ku kërkoi arrestimin e tij për aferën Partizani.
Berisha thotë se do zbatojë çdo vendim gjykate pas autorizimit të parlamentit.
”Në vitin 2012 Sali Berisha ka dërguar në parlament abrogimin nga kushtetuta të çdo lloj mbrojtje të deputetëve të kuvendit. Ky ligj, ky amendament i qeverisë është kundërshtuar nga Rama dhe është pranuar vetëm lejimi i hetimit të deputetëve. Unë kam deklaruar edhe këtu para kush që jam i gatshëm ta votoj vetë këtë ligj edhe sot dhe nuk kam asnjë kundërshtim.
Nëse unë nuk pranuar urdhrin e gjykatës dhe të SKAP nuk kam pranuar se ajo është shkruaje e kushtetutës. Kam mbrojtur kuvendin dhe jo Sali Berishën. Kam refuzuar të zbatoj urdhër anti-kushtetues nga një gjykatës në konflikt interesi, e shkarkuar nga unë më datë 8 shkurt 1986 dhe e fsheh këtë fakt.
Sa i përket konsistencës sime ndaj propozimit të vitit 2021. Jam që deputetë të mos kenë asnjë lloj dallimi nga qytetarët e thjeshtë në kushtetutë. Kërkesë krejtësisht normale. Në parim jam 100% dakord, nuk duhet të ketë për deputetët mbrojtje. Që një gjykatës të thotë se nuk është heqje lirie dalje jashtë shtetit, kur kushtetuta sanksionin një nen të veçantë, kjo është të tallesh me kushtetutën.
Do parlamenti që ta dorëzojë, e votoj që nesër, nuk kam asnjë kundërshti. Kanë gabuar rëndë ata që kanë kujtuar se unë nuk paraqitem, jam paraqitem dhe paraqitem, kësaj radhe kishte të bënim me shkruarjen e neneve të kushtetutës, ishte një akt puçist.
Çfarë do vendimi pas autorizimit të Kuvendit do ta respektoj pa asnjë diskutim. Qëndrimi im i përsëritur ka të bëjë me kushtetutshmërinë e vendit. Nuk mund të bëhesh kurrë njeriu që zbatoi një vendim anti-kushtetues. Ishte nja akt i shkuarjes së kushtetutës në zyrat e prokurorëve dhe gjykatës.
Tani parlamenti të vendosë çfarë të dojë. Kam firmosur në 2012 aprovimin e nenit që i jep këto atribute deputetit. Po e vendosi parlamenti. Unë po përgatitja ta çoja në Gjykatë Kushtetuese. Vendimi i GJK-së është i barabartë, do ishte 100% i zbatueshëm, për faktin se në doktrinën e të drejtës është i barabartë me provokativën”, tha Berisha.