Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka sekuestruar 5.512 metër katrorë truall bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, Artan Gaçit.

Kjo sipërfaqe rezulton të jetë një pjesë e tokës me të cilën Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik pak kohë më parë.

Më 6 tetor, ish-deputeti socialist dëshmoi për disa orë në SPAK, por pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, nuk dha detaje për mediat. Po ashtu në pyetje nga SPAK është marrë edhe Goro.