Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë këtë të mërkurë pretencën për të pandehurit në çështjen e njohur si “Sterilizimi”.

Të pandehurit dhe pretencat përkatëse:

  • Klodian Rjepaj: 10 vjet burg. Përfiton ulje me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar. Dënimi ulet në 6 vjet e 8 muaj burg.
  • Ilir Rrapaj: 10 vjet burg. Përfiton ulje me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar. Dënimi ulet me 6 vjet e 8 muaj burg.
  • Marsela Serjanaj: 3 vjet e 6 muaj burg. Me gjykim të shkurtuar, dënimi i kërkuar shkon në 2 vjet e 4 muaj burg.
  • Sajmir Kadiu: 3 vjet e 6 muaj burg. Me gjykim të shkurtuar, dënimi i kërkuar nga SPAK i ulet në 2 vjet e 4 muaj burg.
  • Petref Mersini: 3 vjet e 6 muaj burg. Me gjykim të shkurtuar, zbret në 2 vjet e 4 muaj. Kërkohet pezullimi i dënimit dhe vendosja në 4 vjet shërbim prove.
  • Arben Gjata: 1 vit e 4 muaj burg. Kërkohet pezullimi i dënimit dhe vendosja në 3 vjet shërbim prove.
  • Genc Byrazeri – 2 vjet shërbim prove.
  • Naile Ajazi – 1 vit e 4 muaj burg. Kërkohet pezullimi i dënimit dhe 2 vjet shërbim prove.