Gazetari Ermal Vija tha se aktualisht 24 pasuri të dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit, janë nën sekuestro.
I pyetur lidhur me dosjen “Partizani”, ai tregon procedurat që do të kalojë ky proces gjyqësor, ndërsa shtoi se nëse këto pasuri do të vërtetohen se kanë si burim korrupsionin, ato do konfiskohen dhe do kalojnë për llogari të shtetit.
“Aktualisht pasuritë e Jamarbër Malletzit janë në fazën e sekuestros. Në rast se do vijojë procesi gjyqësor, sepse brenda 10 ditësh, avokatët do të bëjnë prapësimet SPAK më pas Prokuroria e Posacme do t’i shkojë Gjykatës dhe do jetë kjo që do të vendosë nëse e çon dosjen për gjykim.
24 pasuritë e Malltezit janë nën sekuestro. Nëse provohet se kanë burim korrupsionin, këto konfiskohen dhe kalojnë për llogari të shtetit”, tha gazetari për “Abc News”.