SPAK e akuzon dhëndrin e Sali Berishës, Jamrbër Malltezin se ka përfitur 5.4 mln euro nga privatizimi i kompleksit sportiv Partizani.

Por në një deklaratë për mediat, ish-kryeministri e mori në mbrojtje dhëndrin e tij duke thënë se ai s’ka marrë as 10% të asaj çfarë i takonte në atë pronë.

“SKAPI dhe Edi Rama i fsheh këto dokumente. Pas 3 viteve hetime policeske, Rama dhe larot e tij, mbi kallëzime të rreme, përfundojnë në mjerimin dhe poshtërimin e tyre, të vendosin masë sigurie dhe arrestim për personin që është nën hetim, pasi kanë fshehur dhe manipuluar qindra dokumente.

Do faktoj daci-baon me fletë më të gjata. Në daci-baon e tij, Edvini dhe larot e tij, kompensimi për familjet ka nisur në 94 dhe deri në 2005. Kthimi i pronave ka nisur në vitin ‘95. Ata kanë marrë në përputhje me ligjin e pronës një pjesë të pronave të tyre, deri në 2009 me privatizimin.

Dhëndri i im pronar, i cili nga të dy gjyshërit, s’ka marrë as 10% të asaj që i takon. Për këtë qëllim amendova ligjin në vitin 2004 dhe zgjata me një vit afatin e dorëzimit të dokumenteve të ish-pronarëve për të kërkuar pronat e tyre. Këtu mund të përdorja çdo epitet, por po i pyes këta mender zyrtarë, po Fatos Nano që kishte zgjatur para meje me 2 vite afatin për zgjatjen e procedurave. E bëri për dhëndrin tim? Sharlatanë! S’keni moral.”, tha Berisha.