Juristi Kresnik Spahiu tha se prokurorët e huaj janë duke zbardhur miliona mesazhe të zyrtarëve shqiptarë që kanë përdorur aplikacionin SKY.
Këto hetime të thelluara sipas juristit kanë marrë shkak nga numri shumë i lartë i këtij aplikacioni i cili konsiderohej si i papërgjueshëm.
“Hetimet janë kryer nga oficerë të huaj dhe informacioni është gjithnjëiI rezerveuar. Nga 62 mijë përdorues të këtij aplikacioni 8 mijë janë në Shqipëri. Mjafton ky fakt që hetimi i prokurorëve të huaj të përqendrohej në Shqipëri.
Përveç kësaj Shqipëria është e reankuar lart në nivelin e korrupsionit dhe atë tëtrafikimit të drogës, këto të lidhura me shifrën e lartë të përdoruesve në SKY, ka bërë që hetuesit të jenë racional dhe më efektiv në hetimet në Shqipëri.
Këto hetime do duan kohë, pasi janë rreth një miliardë mesazhe”,-tha Kreshnik Spahiu për Euronews Albania.