Analisti Kreshnik Spahiu parashikon një betejë të ashpër për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu tregoi 4 kandidatët që sipas tij, do të garojnë për këtë bashki.
“Supozojmë që të dy grupimet e PD do të lejohen të hyjnë në zgjdhje. Nëse do të ndodhë kjo, unë parashikoj një betejë të ashpër për Tiranën. Në dijeninë time, do ketë 4 kandidatë të fortë.
Do kemi Erion Veliajn, kryetarin aktual. Do kemi Dashamir Shehun, i cili do t’i bashkohet logos zyrtare të PD, së bashku me Bindjen Demokratike dhe Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar. Do kemi një koalicion të ri. E kam si informacion.
Belind Këlliçi i cili do të mbështetet nga Ilir Meta dhe Sali Berisha. Do të kemi Lajla Përnaskën nga partia çame, Drejtësi dhe Unitet. Do kemi 4 kandidatura shumë rivalizuese. Mendoj se do të jetë surprizë Dashamir Shehu”, theksoi ai.