Pano Soko i ftuar në Euronews Albania ka ngritur pikëpyetjen se me çfarë është duke e financuar fushatën elektorale kandidatët e dalë nga partia e drejtuar prej Sali Berishës.
“I keni pyetur ndonjëherë ndonjë eksponentë të partisë së Berishës se ku i gjejnë lekët që ekzistojnë, kush është burimi? Kjo duhet zgjidhur, kjo është çështja. Lekë nga buxheti nuk merrni.
Kjo është pyetja. Përveç Partisë së Lirisë që merr nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste po i çon paratë për fidanë, partia e Berishës nuk ka financim. Më fal po kjo fushatë elektorale me çfarë do të bëhet? Me çfarë po e bën fushatën Veliaj”,-tha Pano Soko.