Një pikturë e famshme 3D e këmbës së majtë të legjendës së Napolit, Diego Maradona u vodh natën nga hajdutët në zonën ‘Quartieri Spagnoli’ të qytetit. Vepra i ishte kushtuar “Pibe de Oro” nga miku dhe menaxheri i tij historik Stefano Ceci

Ylli argjentinas kaloi shtatë vite të karrierës së tij në kryeqytetin e Campania-s, 1984 deri më 1991, duke e udhëhequr ekipin drejt dy titujve kampionë, një Kupë Italie dhe një Kupë UEFA.

Dikur një personazh përçarës, Maradona ka marrë një status hyjnor në Napoli dhe nderimet për të mund të shihen në të gjithë qytetin.

Sipas ‘Calciomercato.com’, hajdutët vodhën një pikturë të famshme të këmbës së majtë të Maradonës mbrëmë. Vepra u ekspozua para murales kushtuar legjendës së Napolit në lagjen e famshme ‘Quartieri Spagnoli’ të qytetit.

Skuadra e Luciano Spalletti-t tani është në rrugën e duhur për të rikthyer ‘Scudetton’ në kryeqytetin e Campania-s për herë të parë që nga ditët e Maradonës, duke qenë 18 pikë përpara vendit të dytë (Interit) në Serie A.