Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Presidentit amerikan Donald Trump, Mike Waltz, ka marrë përgjegjësinë për rrjedhjen e informacioneve nga aplikacioni Signal, e cila bënte fjalë për planifikimin e një sulmi të mundshëm ushtarak mbi objektivat e rebelëve të Huthit në vendin aleat të Jemenit. Në intervistën për Fox News, Waltz tha se është një turp që këto informacione të bëhen publike.

“Unë marr përgjegjësinë e plotë. Unë e themelova grupin në Signal. Por kjo situatë është e turpshmë. Në do ti shkojmë deri në fund. Ekipi ynë është më i mira që ka pasur SHBA dhe Trump është një lider i madh”, tha Mike Waltz, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare.

Megjithatë, Waltz tha se nuk e dinte se si numri i gazetarit Jeffrey Goldberg hyri në telefonin e tij celular dhe se si Goldberg më pas hyri në grup. Ndoshta një kontakt në librin e tij të adresave të celularit ishte ruajtur me një numër tjetër, la të kuptohet Waltz. Ai tha se nuk e njihte personalisht kryeredaktorin e The Atlantic, i cili e bëri publik skandalin.

Presidenti amerikan Donald Trump u distancua nga shkelja drastike e sigurisë.  “Unë nuk isha i përfshirë,” i tha ai transmetuesit të krahut të djathtë Newsmax. Në të njëjtën kohë, ai u shpreh i kënaqur me deklaratat e deritanishme të anëtarëve të kabinetit të tij për këtë çështje. Ai ndihet rehat me atë që ka dëgjuar.

Trump më parë kishte hedhur poshtë akuzat kundër ekipit të tij dhe kishte mbrojtur Waltz. “Ai është një njeri shumë i mirë dhe do të vazhdojë të bëjë një punë të mirë”, tha Trump. Trump i tha Fox News: “Ai nuk do të shkarkohet”. Në vend të kësaj, ai kundërsulmoi revistën “Atlantic” e cila sipas Trump ishte një media e dështuar dhe gazetari në fjalë ishte një “plak” që ishte “i keq për vendin”.