Sikur të mos mjaftonin abuzimet me pagesat stratosferike të punonjësve të preferuar si dhe  emërimet dhe shkarkimet pa kriter , Radio Televizioni Publik Shqiptarë është përfshirë sot në një tjetër skandal.

Dihet tashmë se se Drejtoresha e Informacionit, Blerta Gjermeni Filopati  është një anadollake që nuk ka lidhje me profesionin e gazetarisë, e vërtetoi sot duke publikuar lajme të rreme.

Në faqen e tij Radiotelevizioni Shqiptar ka postuar në  orët e pasdites një lajm sikur e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, VanHorn, ka takuar gjyqtarin Erjon Bani.

E futur në kontekstin e një mbështetjeje politike nga Ambasada e SHBA për gjyqtarin që ka marrë masën e sigurisë ndaj Veliajt, lajmi duket qartazi një keqpërdorim politik i RTVSH në këtë klimë të ngarkuar politike në betejat e drejtësisë me politikën.

Lajmi është  shoqëruar me fotografinë e një takimi që e ngarkuara me punë VanHorn ka pasur me gjyqtarin Bani në dhjetor të vitit të kaluar.

Siç dihet, RTSH  është rekord për punësimet politike nga zyra e shtypit e PD. Aty janë së paku disa drejtues emisionesh dhe gazetarë që vazhdojnë të jenë edhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së, duke e bërë qesharak statusin ligjor, por edhe besueshmërinë publike të këtij stacioni, i cili tani ka mbetur edhe pa drejtor.