Pasi kërcënuan nga llogoret e selive të partive të tyre, dy zonjat që drejtojnë komisionin e medias, u mblodhën sot me urgjencë dhe kërcënuan hapur antarët e Këshillit Drejtues të ndërpresin garën për zgjedhjen e drejtorit të RTSH-së, pasi këta të fundit nuk zgjodhën të preferuarën e tyre “Zonjën e Hashashit”, Eni Vasili.
Kërkesa e tyre është skandaloze dhe nuk ka asnjë bazë ligjore. Gara ndryshe nga sa pretendojnë dy zonjat e politikës ishte e hapur dhe vazhdon të jetë e hapur pasi janë dy kandidatë pretendet për postin e drejtorit të përgjithshëm.
E preferuara e zonjave, thjesht mori vetëm katër vota nga antarët e KD, të cilët votuan sipas arsyetimit të gjithë secilit për 10 kandidatët konkurentë.
Sa për kujtesë të këtyre zonjave, këta antarë janë zgjedhur edhe me votat e tyre në parlament
Si për solidaritet grash, me mbështetjen “burrit zotni”, kryetar të këshillit, zonjat në fjalë po sulmojnë “burrat” e tjerë të këshillit në emër të “zonjës së hashashit” me pretendimin se po u mohoet e drejta për tu zgjedhur në krye të institucioneve të rëndësishme.
Kërcënimi i këtyre dy zonjave, në emër të maxhorancës dhe opozotiës është I dukshëm, o votoni atë që duam ne, ose në të kundërt ne ju shkarkojmë!
Si do ti shkarkojnë?! Në bazë të kujt ligji? Në bazë të ligjit “ të maliqit” bëni kështu si duam ne!
Pse nuk na thotë znj. Kushi ku është mbyllur gara?
Përse nuk zqarojnë këto dy zonja, në bazë të kujt ligji do ta shkrijnë këshillin?
Le të presim ditën e premte nëse antarët e Këshillit Drejtues do t’i qëndrojnë votës së dy ditëve më parë, apo do të bien preh e shantazhit të poltikës