Me dhjetra betionerë të parkuara në rrugë pranë Ministrisë së Infrastruktës dhe Energjitikës, përballë bashkisë Tiranë kanë rënduar edhe më shumë trafikun në këtë segment, mbrëmjen e kësaj të shtune në kryeqytet

Kjo rrugë në cdo moment të ditës është nga më problematikat për drejtuesit e automjeteve, pasi në këtë rrugë kalojnë të gjitha automjetet që vijnë nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe rruga “Myslym Shyri”.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, mbrëmjen e kësaj të shtune kjo rrugë është bllokuar edhe nga një karvani gjatë betonierësh, duke bërë që drejtuesit e mjeteve të qëndronin të bllokuar në trafik.

Ndërsa qytetarët e tjerë që ecnin në këmbë i shoqëronte një zhurmë e tmerrshme pasi, betonierët qëndronin të ndezur dhe vazhdonintë përpunonin betonin. Ndërkohë turistët shikonin të habitur atë që ndodhte aty.

IMG 20240914 230530

Oplus_131072

IMG 20240914 225632 1

Oplus_131072

IMG 20240914 225428 1

Oplus_131072

IMG20240914211158

IMG 20240914 225531

Oplus_131072