Ne 5 vjetorin e krijimit te SPAK, kreu i ketij institucioni Altin Dumani ka theksuar se nuk ka me persona te paprekshem ne raport me drejtesine.

Kemi arritur të hetojmë zyrtarë të të gjitha niveleve, duke u dhënë një mesazh të qartë se drejtësia nuk njeh anë dhe kah dhe se nuk ka të paprekshëm nëse ligjet e këtij vendi shkelen dhe cenohen”, tha Dumani në fjalën e tij gjatë ceremonisë me rastin e 5-vjetorit të krijimit të SPAK.

“Kemi treguar se mund të përballet me kurajë, për t’i kthyer qytetarët shqiptarë te shteti i së drejtës dhe te forcimi i një prej parimeve kryesore të demokracisë

Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe askush nuk mund të jetë i privilegjuar përpara tij.

Jemi krenar për kontributin tonë, sadopak që kemi dhënë, në lehtësimin e kësaj aspirate për qytetarët tanë. Dhe jemi të vendosur që të ruajmë standardin europian të zbatimit të ligjit”, shtoi Dumani.

1809 procedime penale penale jane regjistruar nga SPAK, sipas Dumanit qe nga nisja e funksionimit.

Sa i perket korrupsionit, Dumani tha se ka 1097 procedime penale me 1036 persona ne hetim, nga te cilet 61 zyrtare te nivelit shume te larte.

Per krim te organizuar, SPAK ka regjistruar 494 procedime per 955 persona ne hetim, tha Dumani.

50 procedime me 29 persona ne hetim mesohet se jane regjistruar per terrorizem.