Një video e zbulimit të një figure dylli të Sinead O’Connor , një vit pas vdekjes së saj,  bëri xhiron e internetit .

Muzeu Kombëtar i Dylli i Dublinit Plus ka zbuluar një figurë të këngëtares legjendare, frymëzuar nga videoklipi i saj për këngën “Nothing Compares 2 U”. 

 

Megjithatë, rezultati nuk i pëlqeu familjes së saj. Vëllai i saj, John O’Connor , i tha RTÉ se ishte ” i tronditur ” kur e pa atë. “ Kur e pashë në internet u trondita. Mendova se dukej si diçka midis një kukulle dhe diçkaje nga Thunderbirds. Mendova se Sinead do të pëlqente të dukej mirë dhe nëse supozohej të ishte një përfaqësim i saj kur ajo bëri “Nothing Compares 2 U” thjesht nuk i ngjan asaj fare. Mendoj se ishte e tmerrshme ”, tha ai.