Ky nuk është sezoni i duhur për Armando Brojën, pasi sulmuesi shqiptar është i dëmtuar prej dhjetorit. Broja ka dhënë një intervistë për “World Soccer”, ku ka prekur tema si Shqipëria, Chelsea apo arritjet e mundshme në aspektin individual.
I bindur në aftësitë e tij dhe i sigurtë që e ardhmja është e ndritur, lojtari kuqezi shprehet besimplotë për të nesërmen.
“Chelsea– Është një nder shumë i madh që drejtuesit e rinj më kanë besuar që të jem një pjesë e rëndësishme e planit të së ardhmes së Çelsit, më kanë mbështetur që të përfaqësoj klubin dhe tani është në dorën time që të shlyej këtë besim. Sapo të kthehem nga dëmtimi, ky është objektivi im më i madh afatshkurtër, që të vërtetoj këtë dhe të shfrytëzoj çdo mundësi që do të më shfaqet
Silvinjo dhe Shqipëria – Po, kam folur dy herë me të dhe ai erdhi të më takonte këtu në Angli. Ai është një person i mirë dhe ka një vizion të qartë, të drejtpërdrejtë se ku dëshiron që të çojë skuadrën. Kjo është shumë inkurajuese. Ai ndan ambicien time për të shkuar në një Kupë Bote. Kemi cilësinë në ekip për ta arritur një gjë të tillë
Topi i Artë – “Të gjithë mendojnë se ajo do të ishte një arritje e çmendur, por unë nuk do ta përjashtoja kurrë për sa kohë që qëndroj me këmbë në tokë dhe punoj shumë. Padyshim, mua më duhet të zhvillohem më shumë dhe të bëj progres, por nuk kam dyshime se është në dorën time te arrij një objektiv të tillë” – Tha ai.