Dy tonë kokainë, me vlerë tregu mbi 400 milionë euro janë sekuestruar nga Guardia di Finanza.

Kokaina u gjet në det, në brigjet lindore të Siçilisë, nga efektivë të Katania dhe nga grupi ajror-detar i Messinas.

Droga ishte e paketuar, për të shmangur depërtimin dhe fundosjen në ujë, në rreth 70 pako lundruese të shoqëruara nga një pajisje sinjalizuese ndriçuese dhe të gjitha pakot ishin të lidhura së bashku me rrjeta.

Ngarkesa me lëndën narkotike siç duket ishte lënë në det nga një anije mallrash dhe më pas trafikantët do ta merrnin e ta shpërndanin nëpër Europë.

Droga kishte një peshë totale prej gati 2 tonë që nëse do të dilte në treg do të kapte vlerën e 400 mln eurove.

Ky është momenti kur policia italiane gjeti dhe sekuestroi 2 tonë kokainë në brigjet e Siçilisë. Përmes vëzhgimit me avion, u gjet sasia e drogës e ndarë në pako dhe e mbështjellë në rrjeta që të mos shpërndaheshin në det.

Paketimi që kishin bërë e ka parandaluar depërtimin e ujit në sasinë e kokainës dhe shmangu fundosjen e pakove.