Kreu i Komisionit Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj në një konferencë për shtyp, bëri një përmbledhje të punës së komisionit dhe shpalosi planet për hapat e ardhshëm në luftën kundër korrupsionit.
Xhafaj tha se pavarësisht kritikave të kohëve të fundit, komisioni është në fazën e parë të punës, duke përpiluar një dokument analitik për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit.
Ai theksoi rëndësinë e një procesi të gjerë konsultimi, ku janë planifikuar 12 tryeza diskutimi me përfaqësues nga grupe të interesit, biznesi dhe profesionistë të fushave të ndryshme.
Po ashtu, do të zhvillohen forume të dialogut qytetar në nivel vendor dhe në universitete, duke përfshirë komunitetin e gjerë për të sjellë një pasqyrim më të mirë të shqetësimeve të qytetarëve.
“Përkundër çdo kritike që nuk ka munguar këto kohë, kemi pritur me padurim këtë moment sepse donim të dilnim me një bilanc konkret të punës së bërë.
Sipas parashikimit në rezolutë për ngritjen e komisionit jemi në fazën e 1, përpilimi i dokumentit analitik. Draft për mirëqeverisje, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit.
Po projektojmë një proces të gjerë konsultimi. 12 tryeza diskutimi, ku do marrin pjesë grupet e interesit, biznesi, profesionistë etj.
Do të organizohen forumet e dialogut qytetar për problemet e ndjeshmet për ta, që do zhvillohen në nivel vendor dhe në universitete. Drafti do të konsultohet me grupet e interesit dhe institucionet.
Draft- dokumenti analitik do u jepet edhe ekspertëve dhe konsulentëve ndërkombëtar për të konsultuar përputhshmërinë me rekomandimet e BE dhe legjislacionin.
Në përfundim, gjithçka e konkluduar do u jepen grupeve të ekspertëve për ti pasqyruar në draft, që do t’i kalojë më tej komisionit për diskutim.
Një proces kaq kompleks ka nevojë për ekspertë vendas e të huaj. Ekspert i nivelit të lartë që do funksionojë si i pavarur. Aktualisht 670 ekspertë të propozuara nga institucionet e pavarura, universitetet, shoqëria civile dhe biznesi”, tha ai.