Nëse dëshironi një trup të tonifikuar, është e nevojshme të rregulloni ushqimin tuaj dhe të bëni një aktivitet fizik serioz.

Rita Ora e ka sjellë trupin e saj në përmasa perfekte vitin e fundit. Kjo është arsyeja pse ajo nuk e humb rastin të tregojë barkun e tonifikuar.

Këngëtarja dhe aktorja luftoi për vite me 5 kilogramë të tepërt dhe pavarësisht dietës dhe ushtrimeve, assesi nuk mund ta largonte atë tepricë.

Megjithatë, tani ajo ia doli dhe trajnerja personale e yjeve të njohur, Jenny Francis-Townson, tregon se çfarë bëri Rita për të hequr qafe atë tepricë “të përjetshme” nga stomaku i saj, transmeton Telegrafi.

“Për të pasur bark të tillë, Rita Ora është konsekuente. Ajo bën stërvitje të muskujve të barkut 5 ditë në javë dhe muskujt e saj e mbajnë mend këtë. Muskujt e barkut zakonisht mësojnë ushtrimet shumë më shpejt sesa, për shembull, muskujt e vitheve, të cilët janë më të vështirë për t’u shtrënguar”.

Çfarë ushtrimesh praktikon Rita Ora?

1. Muskujt e barkut

Ajo praktikon të gjitha llojet e muskujve të barkut dhe i bën ato në shtëpi çdo ditë. Ushtrimi i preferuar dhe më efektiv për muskujt e barkut është ai në të cilin shtriheni me shpinë duke ngritur këmbët. Një ushtrim i tillë e kthen stomakun si një “dërrasë hekurosjeje”. Nëse dëshironi të keni muskuj stomaku si Rita Ora, bëni 3 sete me nga 20 ulje çdo ditë.

2. Plank

Ky është ushtrimi në të cilin duhet të qëndroni rreth 60 sekonda. 60 sekondat më të gjatë pas të cilëve çdo muskul në trupin tuaj fillon të dridhet nga sforcimi. Por rezultatet janë fantastike.

3. Rrotullimi

Uluni në dysheme. Ngrini krahët dhe këmbët nga dyshemeja, duke u rrotulluar në bel. Poenta është që të balanconi në të pasmet dhe në këtë mënyrë të shtrëngoni muskujt anësorë. Bëni këtë ushtrim për 30 sekonda dhe kështu 3 herë.

4. Boks

Nëse nuk jeni adhurues i vrapimit, atëherë boksi duhet të jetë sporti juaj. Sepse boksi do t’ju djegë çdo gram yndyrë në trupin tuaj.

Si ushqehet Rita Ora?

“Ushtrimet kryesore të barkut bëhen në kuzhinë”, tha dikur Rita Ora, e cila beson se një trup i mirë fillon kur reduktoni dietën tuaj.

Këngëtarja eliminoi bukën nga dieta e saj, reduktoi marrjen e sheqerit dhe ushqimeve të thata.

“Unë nuk ha bukë, nuk ha sheqer, nuk vdes nga uria, por nuk ha më makarona, në mëngjes ha dy vezë të ziera, shparg dhe gjysmë gote qumësht bajamesh me muesli.

Për drekë ha pulë ose peshk me perime.

Dhe për darkë ha peshk me perime dhe pak patate”, ka theksuar Rita.

Duke analizuar menynë e saj, nutricionistët arrijnë në përfundimin se ajo bazohet në dietën mesdhetare, e cila prej dekadash konsiderohet si dieta më e shëndetshme në botë.