Pas një incidenti në tapetin e kuq pak para se të niste spektakli i finales së BBV, ku Roza filmohet duke shtyrë një gazetare, moderatorja është detyruar të bëjë një sqarim.

Në disa postime në “Instastory”, moderatorja shprehet se nuk ka patur për qëllim ta lëndojë gazetaren por ka dashur të shkrepë disa foto para se fotografi të largohej.

Ndër të tjera, Roza i kërkon të falur Albanës për veprimin që solli shumë reagime.

“Një mesazh për publikun dhe Albanën. Meqë je në të 20-at dhe jo në të 40-at prano një këshillë nga unë. Ishe aty dhe e pe me sytë e tu qasjen time. Të thashë disa herë ‘zemër sa të bëj dy foto se po ikën fotografi’.

Aty isha dhe patjetër do të prononcohesha. Vëmendjen nuk e marr nga ti, se siç the kam dyfishin e moshës tënde, bashkë me të, edhe vëmendjen, qoftë për mirë apo për keq. Gjithsesi më fal që të kam shtyrë dhe nëse je ndjerë keq edhe pse qëllimi im ishte të bëja fotot. Sa për sqarim, se jo për gjë, por kur s’dëmtova njeri në Big…u habita si e paskam bërë jashtë!”,  shkruan ajo.