Është vendosur të shtyhet për ditën e nesërme mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e mandatit të Arben Ahmetajt.
Shtyrja e mbledhjes është bërë me kërkesë të avokatëve përfaqësues të Ahmetajt, si dhe me aprovimin e anëtarëve të maxhorancës në Këshillin e Mandateve.
Kundër kësaj kanë qenë anëtarët e opozitës të cilët kanë kërkuar që mbledhja të mbahej me dyer të hapura si dhe të përfundonte sot.
Megjithatë avokatët Ardian Visha dhe Henrik Ligori kanë kërkuar shtyrjen e seancës për ditën e nesërme. Sipas tyre, mbrojtjes i nevojitet më tepër kohë që të përgatitet për argumentet e tyre.