Një trafikant që mbushi kryeqytetin italian me drogë, 39-vjeçari Fabrizio Capogna, pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë duke dhënë detaje edhe për përfshirjen e shqiptarëve në trafik droge.
Sipas mediave, ai ishte ndërmjetës kokaine i nivelit të mesëm dhe problemet e tij nisën si pasojë e përplasjeve mes dy grupeve, italianit Leandro Bennato dhe një bande kriminale shqiptare. Capogna tashmë bashkëpunon me Prokurorinë e Romës, së cilës i ka treguar edhe dhunën e grupeve kriminale që lëvizin qindra kilogramë drogë.
Furnizimet me kokainë, i penduari i merr nga shqiptarët, në veçanti nga një personazh i quajtur “Lolli”, i cili sipas 39-vjeçarit lëviz nga Holanda në Romë sasi prej 80 deri në 100 kg kokainë dhe e jep me çmim më të lirë. Kjo sipas tij, acaroi trafikantët italianë, të cilët i kërkuan që kokainën ta blinin tek ata dhe jo te shqiptari “Lolli”.
Italiani Bennato është i afërt me një bos të kalibrit të Giuseppe Molisso dhe konkurrentë rreth tij janë edhe një dyshe shqiptarësh: Aldo dhe Renato, përveç “Lollit”. Është përplasja mes dy konsorciumeve kriminale.
Sipas të penduarit, të gjithë donin t’ia punonin Lollit pasi ai shiste kokainën më lirë dhe kishte “zaptuar” tregun. Pas keqkuptimeve që mesa duket i kishin kaluar për një periudhë të caktuar kohe, Capogna u rrëfen prokurorëve se Molisso dhe Bennato se në biznes me Lollin hyjnë edhe shqiptarët e tjerë, Aldo dhe Renato, të cilëve u blejnë mallin dhe më pas ua vjedhin.
Bennato i frikësohet hakmarrjes prej tyre. Pasi dëgjoi këtë rrëfim, prokurori e pyeti 39-vjeçarin e penduar: Po, a nuk jeni bërë tashmë miq? Dhe i penduari ia kthen: Kur ka dy milionë euro në mes, miqësia përfundon nëse nuk paguan.